Seanca konstituive, javën e ardhshme

Aktuale

Seanca konstituive, javën e ardhshme

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 13:49
Kuvendi i Kosovës

Këshilltari politik për media i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se Presidenti Thaçi në javën e ardhshme do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit dhe se ftesa për këtë seancë mund të bëhet më së largu të hënën.

Këto komente të Behramajt per rtv21 erdhën pas takimit të djeshëm të Presidentit Hashim Thaçi me të nominuarin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj. 

Haradinaj pas takimit më Thaçin deklaroi se është i interesuar që qeveria të formohet sa më shpejt dhe të mos humbet kohë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat