Haradinaj takohet me ambasadorin britanik

Aktuale

Haradinaj takohet me ambasadorin britanik

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 14:25
Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim më ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Takimin e liderit të AAK-së më ambasadorin britanik e ka konfirmuar, zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj për kallxo. Nitaj nuk ka dhënë detaje së çka është biseduar në këtë takim.

Haradinaj një ditë më parë ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markus më të cilin ka biseduar për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat