Paralajmëron Konjufca: Do ta rrëzojmë Thaçin me protesta

Aktuale

Paralajmëron Konjufca: Do ta rrëzojmë Thaçin me protesta

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 21:22
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetevendosje, në emisionin televiziv Rrokum Roll, duke folë për koalicionin PAN ka thënë se sa i kane pesë numrat për demarkacionin po qa i kane numrat për Qeverinë.

Ai ka thënë se PAN’i nuk i ka numrat.

‘Fjalët e tyre janë vetëm sa me ble me kohë, dhe sa për të bërë presion medial.’

Konjufca ka thënë se PDK është e keqja ma e madhe e vendit.

Ai ka thanë se PDK duhet të shkojë në opozitë dhe se demokracia duhet të lindë në Kosovë.

Derisa ka folur për mandatarin e Qeverisë nga Presidenti Thaçi, Konjufca ka thënë se nëse Hashim Thaçi e shkelë Kushtetutën për mandatin e Qeverisë,  kemi me rrëzu me protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat