"PAN po tenton ta formoj qeverinë përmes shantazhit dhe blerjes së deputetëve"

Aktuale

"PAN po tenton ta formoj qeverinë përmes shantazhit dhe blerjes së deputetëve"

Nga: H.O. Më: 15 korrik 2017 Në ora: 13:26
Liderët e koaliconit PAN

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi në një postim në Facebook shkruan se të gjithë deputetët në zgjedhjet e 11 qershorit janë votuar nën emrin e partive politike dhe nga votuesit e këtyre partive.

Sipas tij, veprimet e koalicionit PAN, që po përpiqen për blerjen dhe shantazhin me vota janë të pashembullta për një demokraci parlamentare.

Postimi i plotë:

Image
Adnan Rrustemi

Në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka pasur kandidatë të pavarur. Të gjithë deputetët e zgjedhur, janë votuar nën emrin e partive politike përkatëse dhe para së gjithash nga votuesit e këtyre partive. Ndërsa, në Republika parlamentare, zgjedhja e Qeverisë dhe Kryeministrit është çështje e shumicës parlamentare, e kur asnjë subjekt nuk ka fituar mjaftueshëm, krijimi i Qeverisë është nevojë koalicionesh, që nënkupton harmonizim programesh e përcaktim prioritetesh, gjithnjë duke ndjekur pritjet dhe kërkesat e votuesve.

Kjo çfarë po përpiqet të bëjë PAN, duke synuar deputetë, përmes blerjes a shantazhit është e pashembullt për një Demokraci parlamentare, por tipar i njohur për Prontomendësinë!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat