Shqiptarët më optimistët, serbët dhe malazezët më euro-skeptikët

Aktuale

Shqiptarët më optimistët, serbët dhe malazezët më euro-skeptikët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 korrik 2017 Në ora: 13:25
Ilustrim

Sipas një ankete të kryer te qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, më euro-skeptikët janë qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi.  49 përqind e malazezëve dhe 40 përqind e serbëve shohin përparësi në integrimin e mundshëm të vendit të tyre në BE, ndërsa 25 dhe 24 përqind respektivisht, mendojnë se anëtarësimi do sjellte të këqija për vendin e tyre. Në të dyja vendet 17 përqind nuk mund të vendosnin.

Për krahasim në Kosovë dhe Shqipëri mendojnë 84 dhe 80 përqind respektivisht se anëtarësimi në BE do sillte të mira për vendin, ndërsa vetëm katër dhe dhjetë përqind respektivisht mendojnë të kundërtën. Përgjigje me mendim jo të qartë dhanë katër dhe dy përqind respektivisht.

Në Bosnjë dhe Maqedoni dy të tretat kanë mendim pozitiv për anëtarësimin në BE, ndërsa euro-skeptikët përbëjnë rreth një të katërtën.  Të tjerët janë rreth 13 përqind.

Anketa është kryer nga “Gallup International” që ka pyetur rreth 1000 persona në gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat