Polici nga Prishtina: Ja si po na keqtrajtojnë në Durrës

Aktuale

Polici nga Prishtina: Ja si po na keqtrajtojnë në Durrës

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 14:10
Pamje nga videoja

Prej 17 vjetësh, Asim Aziri, është punonjës policie në Prishtinë. Po kaq vjet ka që për çdo vit ai dhe 50 anëtarë të familjes së tij të madhe kalojnë pushimet verore në plazhin e Durrësit.

Aziri, bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij të mitur, mbërritën në plazh 2 ditë më parë. Autobusi me të cilin mbërritën nuk u lejua të hyjë në rrugën “Pavarësia”.

“U keqtrajtuam nga shteti nënë, u keqtrajtuam ne që vijmë dhe bëjmë pushime këtu. Vitin tjetër do të shkojmë në Ulqin, nuk do të vijmë më në Durrës, pas kësaj që na bënë këtë vit”, shprehet Asimi, i cili përveçse është shumë patriot, është edhe shumë atdhedashës.

“Policia e Shqipërisë nuk ka solli asnjë pengesë nga kufiri deri në Durrës, por këtu tek Ura e Dajlanit nuk na lejuan të hynim. Na dërguan në Plepa, edhe atje nuk na lejuan të hynim në plazh. Me fëmijë të vegjël, me çanta e me valixhe, na bëjnë këtë keqtrajtim”, thotë Arsimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat