Shefi i BIK-ut Tërrnava : Nëse dikush dot të flijohet për xhaminë në Dardani, jam unë!

Aktuale

Shefi i BIK-ut Tërrnava : Nëse dikush dot të flijohet për xhaminë në Dardani, jam unë!

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 16:59
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërrnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërrnava ka thënë se nëse nuk do jepet leja për ndërtimin e xhamisë së re në lagjen Dardania të Prishtinës, atëherë ai do të jetë i gatshëm të flijohet për këtë xhami.

Në një intervistë të dhënë për RTK, rreth tri javë më parë, Myftiu i Kosovës ka thënë se “ndoshta” do ta organizojë një protestë për ndërtimin e xhamisë në Dardani të Prishtinës.Tërrnava ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të flijohet për këtë xhami. “Ndoshta shumë shpejtë do të vijë dita që të dalim dhe ta nisim xhaminë pa leje dhe atëherë ju bëjë me dije që ai që organizon jam unë. Ai që do marrë përgjegjësinë jam unë. Nëse dikush do duhet të flijohet për xhami jam unë. Nëse dikush duhet të sakrifikohet jam unë. Por, nuk kam dëshirë të shkojë punën deri aty”, kishte thënë Tërrnava.

Komuna e Prishtinës, sipas një njoftimi të BIK-ut këtë javë, në seancën e radhës do ta ngrisë në diskutim çështjen e lejës për ndërtimin e xhamisë në Dardani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat