Berisha: Deklarimet për numrat të pasakta, qeveria të mos varet nga Beogradi

Aktuale

Berisha: Deklarimet për numrat të pasakta, qeveria të mos varet nga Beogradi

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 18:18
Besnik Berisha, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa

Besnik Berisha, këshilltari i kryeministrit  Isa Mustafa, ka thënë se deklaratat e vazhdueshme se koalicioni PAN i ka numrat, janë të pasakta.

“…por edhe për faktin sepse po të ishin “numrat”, ne tashmë së paku do e kishim Kuvendin e konstituuar, e Qeverinë në pritje për t’u votuar”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

“Sidoqoftë realiteti i “numrave”, një gjë është më se e sigurt, kushdo që do e formon Qeverinë duke e mbështetur fatin e saj në duart e Listës Serbe për të krijuar shumicën e thjeshtë, do qeverisë (ani pse fare shkurt) i shantazhuar, i fyer e i poshtëruar dhe asnjëherë nuk do arrijë të çoj përpara asnjë projekt për të cilin paraprakisht nuk dakordohet Beogradi”.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat