Qeveria miraton listën e masave të Pakos Fiskale 2

Aktuale

Qeveria miraton listën e masave të Pakos Fiskale 2

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 07:53
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0.

Ministri  i Financave Avdullah Hoti tha se kanë  punuar për të fuqizuar sektorin privat. Ndërkohë kërkoi nga kabineti qeveritar, që t’i miratojnë këto masa dhe ato një nga një të vijnë në Qeveri.

Hoti: I kemi shtjerrë të gjitha diskutimet

“ I kemi shtjerr të gjitha diskutimet me të gjithë akterët në ekonomi, përfshirë Odat Ekonomike, Klubin e prodhuesve, Odën Ekonomike Amerikane, Odën Ekonomike Gjermane, AKB, Këshillin e Investitorëve Evropian dhe odat e tjera, gjithashtu dhe shoqatën brenda Odës Ekonomike, janë konsultuar të gjitha pa përjashtim. Janë mbajtur katër diskutime publike, në katër regjione të Kosovës, në Gjilan, Prizren, Istog dhe në Mitrovicë. Dhe si rezultat i diskutimeve në terren dhe brenda në qeveri, unë sot kërkoj që qeveria të miratoj këto 22 masa të politikës fiskale”, tha Hoti.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi tha se  lista e pakos fiskale 2 është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me prodhuesit e shteteve  të regjionit. Sipas Kelmendit  kjo është një e arritur historike e Qeverisë për Kosovën dhe prodhuesit vendor.

Kelmendi: Vendim historik për Kosovën dhe prodhuesit vendor

“ Lista e pakos fiskale 2, është ndoshta elementi i fundit që prodhimtarinë vendore, e vendos te barabartë me të gjithë prodhuesit e shteteve të regjionit...Kjo për mendimin tim është një e arritur e qeverisë historike, sidomos për prodhuesit vendor. Andaj një vendim i tillë, do të jetë vendim historik  për Kosovën dhe për prodhuesit vendor”, tha ai.    

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se meritojnë  përgëzime  të gjithë ata që kanë punuar në finalizimin e listës së masave fiskale, pasi që janë vendime që do të vazhdojnë avancimin dhe lehtësimin e ambientit të të bërit biznes dhe do të ndihmojnë në të ardhmen prodhuesit vendor. Ndërkaq paraqiti dhe shqetësimet e tij në disa pika të kësaj pako fiskale.

Krasniqi: Të hiqet akciza për verën e prodhuar në Kosove

“ Tek masa e parë që flet  për lirimin nga tatimi doganor për  të gjitha produktet që konsiderohen si lëndë e parë për prodhim. E ritheksoj se është e nevojshme që të rishqyrtohet dhe të mos futen prodhimet bujqësore nga vendet e huaja si lëndë e parë. Ajo e dëmton prodhuesin vendor, pavarësisht a do të regjistrohen importuesit apo perdoruesit e lëndës së parë nga vendet e treta, e tjera si prodhues vendor. Neve nuk na duhen që të konsiderohen prodhues vendor ata që lëndën e parë e importojnë njëqind për qind dhe pastaj bëjnë prodhime Made in Kosova me një lëndë që vjen nga vendet tjera. Ne duhet t’i stimulojmë paraprakisht njerëzit të cilët e përdorin  lëndën e fermerëve të Kosovës, që kultivohet në vendin tonë. Sepse kjo i jep vlerë më të madhe ekonomisë veçanërisht bujqësisë....Meqenëse kemi një masë e cila flet për heqjen e normës së akcizës në mazut në këtë rast. Unë kam kërkuar, në fakt e kam mbështet kërkesën e vazhdueshme të vertarëve të Kosovës që të hiqet norma e akcizës për verën e prodhuar në Kosovë“, tha ai.

Ndërsa kryeministri  Isa Mustafa  ka thënë se propozimet të merren parasysh dhe si të tilla të definohen. Sipas tij  Qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë është aprovuar rreth këtyre masave.

Mustafa: të gjitha duhet të merren parasysh dhe të definohen qartë

“ Ne dëgjuam edhe propozimet e ministrit Krasniqi dhe mandej reflektimin e MF si propozues i masave lidhur me këto propozime. Unë vlerësoj se ato duhet të merren parasysh dhe do të ishte mirë si të tilla, të definohen derisa të nënshkruhet vendimi për aprovimin e kpëtyre masave, në mënyrë që ti kemi pjesë të vendimit dhe qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë ne kemi aprovuar rreth këtyre masave dhe çfarë jo”, tha ai.

Zëvendëskryeministri  Ramiz Kelmendi kishte një propozim në këtë mbledhje, që të lirohen nga dogana të gjitha produktet dhe materialet që vijnë nga SHBA-të.

Kelmendi: Të lirohen produktet që vijnë nga SHBA-ja

“Ne siç e dimë jemi miqtë më të afërt me SHBA- të dhe kemi Doganë në të gjitha prodhimet që vijnë nga këto shtete. Ne kemi analizuar çka mundet me u liru si doganë dhe çka mundet me u shtu si qarkullim në shkëmbim të mallrave dhe kjo të ndikojë pastaj në shkëmbimin dhe të njerëzve dhe zvogëlimin e varshmërisë te importet nga Amerika Latine dhe kalimin nga këto importe në SHBA. Kjo shumë pak ndikon në  buxhet, por rrit bashkëpunimin dhe miqësinë me SHBA të“, tha Kelmendi.

Por propozimi i zëvendëskryeministrit për ministrin Memli Krasniqi nuk është aspak serioz.

Krasniqi: Propozim jo serioz

“ Mendoj që për propozime të kësaj natyre, ne si Qeveri vet dalim jo serioz me i fut në të ndryshme një propozim për me pas tregti të lirë me një prej shteteve më të mëdha në botë, me ekonominë më të madhe në botë. E dyta kur ta bëjmë një propozim të tillë duhet me dit sa e kemi volumin tregtar me SHBA-të“, tha Krasniqi

Në mbledhjen e Qeverisë ministri  i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka njoftuar lidhur me proceset që po zhvillohen rreth arbitrazhit për AXOS.

Stavileci: Më 1 shtator  do të paraqesim kundërshtimin

“ Është bërë mbledhja e fakteve shtesë të nevojshme për këtë fazë. Afati për dorëzimin e raportit kundërshtues dhe dëshmive të dëshmitarëve është 1 shtatori 2017. Ndërkaq seanca dëgjimore në Tribunalin ndërkombëtar të arbitrazhit, është paraparë të mbahet në nëntor të vitit 2017..Me 16 qershor AXOS ka paraqitur përgjigjen e tij, mbi juridiksionin meritat dhe kuantumin. Ndërkaq gjatë kësaj periudhe avokati i jonë ka bërë mbledhjen e  dokumenteve dhe përgatitjen e deklaratave të reja të dëshmitarëve dhe raporteve të ekspertëve. Me 1 shtator ne do të paraqesim kundërshtimin mbi juridiksionin meritat dhe kuantumin. Me 29 shtator 2017 AXOS do të paraqet kundërshtimin e vet vetëm mbi kompetencat dhe pranueshmërinë. Ndërkaq mes datave 6 dhe 17 nëntor 2017 mbahet seanca dëgjimore mbi juridiksionin, pranueshmërinë, meritat dhe kontumin, e cila do të zhvillohet në Paris. Ky gjykim duhet të ndiqet nga një përfaqës ues i Kosovës, dëshmitarët dhe ekspertët në të cilën mbështete Kosova ”, tha ai.

Qeveria sot u ka vazhduar mandatin tre vjeçar, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave Naim Baftiu, sekretarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Fitim Sadiku, atij të Ministrisë së Bujqësisë Kapllan Halimit si dhe sekretarit të Ministrisë së Kulturës  Rinisë dhe Sportit Veton Firzi. Ndërsa ka emëruar Berat Havollin këshilltar të konstituencës së Qeverisë së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Miratohet lista e pakos fiskale 2

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur, ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se kanë  punuar për të fuqizuar sektorin privat ndërkohë kërkoi nga kabineti qeveritar që t’i miratojnë këto masa dhe ato një nga një të vijnë në Qeveri.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi tha se  lista e pakos fiskale 2 është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me prodhuesit e shteteve  të regjionit.

Sipas Kelmendit  kjo është një e arritur historike e Qeverisë për Kosovën dhe prodhuesit vendor.

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se meritojnë  përgëzime  të gjithë ata që kanë punuar në finalizimin e listës së masave fiskale.

"Janë vendime që do të vazhdojnë avancimin dhe lehtësimin e ambientit të të bërit biznes. Pikat që i kam ngritur si shqetësime për sektorin e bujqësisë që flet për lirimin nga tatimi doganor për produktet si  lëndë e parë”, tha Krasniqi.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa  ka thënë se propozimet të merren parasyush dhe si të tilla të definohen. Sipas tij  Qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë është aprovuar rreth këtyre masave.

 “Sa i përket lëndëve  të para bujqësore dhe sa i përket akcizës për verën e prodhuar të gjitha të definohen qartë”, tha Mustafa.

Fillon mbledhja e Qeverisë, ja rendi i ditës

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje janë kryeministri  Isa Mustafa, dhe ministrat Mimoza Ahmetaj, Hikmete Bajrami, Skender Hyseni, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi,  Enver Hoxha dhe Edita Tahiri

Ky është rendi i ditës:

Image

Sot mblidhet edhe Qeveria edhe Kryesia e vjetër e Kuvendit

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra e kryeministrit  Isa Mustafa.

Në njoftim thuhet se mbledhja e qeverisë mbahet më 17.07.2017 duke filluar nga ora 09:00.

Ndërkohë mediat kanë raportuar se sot po ashtu do të mbajë mbledhje edhe Kryesia e vjetër e Kuvendit, për të caktuar mbledhjen konstituive të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat