"Thaçi nuk ia jep mandatin askujt përveç PDK-së, e dërgon vendin në zgjedhje"

Aktuale

"Thaçi nuk ia jep mandatin askujt përveç PDK-së, e dërgon vendin në zgjedhje"

Nga: Bota sot Më: 17 korrik 2017 Në ora: 08:33
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Duke komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, dhe vonesën për konstituimin e kuvendit të ri të Kosovës, analisti politik Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”,  thotë se koalicionet në Kosovë janë të panatyrshme sepse mbi çdo gjë mbizotëron interesi. Ai ka paralajmëruar se Thaçi do ta dërgojë vendin në zgjedhje, pasi sipas Mehmetit, Thaçi nuk do ia dorëzonte askujt mandatin për të formuar qeverinë pa pajtimin e PDK-së.

 “Edhe koalicioni PAN është formuar mbi bazën e interesit personal te Ramushit për postin e kryeministrit, edhe nëse VV apo LAA do e nominonin Ramushin për postin e kryeministrit do bënte koalicion me secilën prej tyre. Prandaj, më duket e vështirë që të shpërbëhet koalicioni PAN duke ditur se VV por edhe LAA nuk ia japin postin e kryeministrit Ramushit, por edhe në rast se ia ofrojnë një gjë të tillë prap se prap rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit e komplikon këtë gjë. Në zgjedhjet e 11 qershorit fitues doli PAN, por në rast se shpërbëhet prapë se prapë Thaçi nuk ia dorëzon askujt mandatin për ta formuar qeverinë pos PDK-së , duke u thirrur se ishte fituese bashkë me AAK dhe NISMA. Në këtë rast komplikohen aq shumë gjërat se Thaçi do shpall zgjedhjet përsëri, e nuk do ia dorëzonte askujt mandatin për të formuar qeverinë pa pajtimin e PDK-se. Besoj se për këtë edhe Ramushi është i njoftuar, prandaj ose do kontrabandoj ndonjë deputet për ti bërë 61 vota ose vendi do shkojë në zgjedhje, nuk ka skenar tjetër “, ka thënë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat