Hoti mesazh PAN-it: Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë - Bota Sot
Hoti mesazh PAN-it: Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë

Aktuale

E hënë, 25 shtator 2017

Hoti mesazh PAN-it: Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë

Nga: Bota sot Më: 17 korrik 2017 Në ora: 15:38
Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti

Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, thotë se mbledhja konstituive e Kuvendit nuk thirret për shkak se koalicioni PAN nuk i ka numrat.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet janë të heshtur dhe pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.

Sipas Hotit, LDK-ja mbetet e përkushtuar fuqishëm të dëshmojë si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik dhe ata nuk blejnë as nuk shesin votën e qytetarit.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret.
Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.
Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të deshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test