Ja çka thotë gruaja e Ukës, reja e Ibrahim Rugovës për politikën në vend

Aktuale

Ja çka thotë gruaja e Ukës, reja e Ibrahim Rugovës për politikën në vend

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 17:10
Blerta Kllokoqi–Rugova

Presidenti Ibrahim Rugova edhe pse i kishte prirë gati dy decenie popullit të Kosovës, nuk e kishte zakon të fliste shumë. Traditën e tij, e vazhduan edhe dy pasardhësit e tij ,Uka dhe Teuta, që u futën në politikë pas vdekjes së babait të tyre. Që të dy kishin arritur të siguronin ulëse në Kuvendin e Kosovës, si përfaqësues të popullit, por as kjo si duket nuk ua kishte nxitur pasionin e të diskutuarit për çështje politike.

Megjithatë në familjen Rugova duket se dikush tjetër ka vendosur t’i thyej këto zakone. Është bashkëshortja e Ukës, Blerta Kllokoqi –Rugova e cila e ka në qejf debatin politik. Për t’i shpalosur opinionet e saj, sikur të gjithë, edhe ajo si platformë po i përdor rrjetet sociale.

Tani që temë aktuale është krijimi i institucioneve, pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Kllokoqi-Rugova ka zgjedhur të komentojë rreth  këtyre zhvillimeve.

Në bazë të postimeve, reja e Rugovës, shihet se ajo ka qëndrim kritikues edhe ndaj LDK’së edhe ndaj Kryeministrit në largim Isa Mustafa. Mbetet të shihet nëse Kllokoqi-Rugova, do të përpiqet t’i konkretizojë opinionet e saj duke u futur në politikë, sikur familjarët e saj, apo gjithçka do të mbetet në rrjetet sociale

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga postimet e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat