Ish- deputeti humbi nxënësin e tij të dashur, këngëtarin nga diaspora

Aktuale

Ish- deputeti humbi nxënësin e tij të dashur, këngëtarin nga diaspora

Nga: Bota sot Më: 18 korrik 2017 Në ora: 09:17
Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtari i kësaj parti, Muhamet Mustafa

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtari i kësaj parti, Muhamet Mustafa, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtarit të muzikës popullore-argëtuese, Mentor Ejupi.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se e ka pikëlluar shumë lajmi i vdekjes së Ejupit, duke treguar edhe afërsinë e tyre miqësore.

Postimi i plotë:

LAMTUMIRE TORO
Mentor Ejupi, me piklloi rende lajmi se ndrrove jete. Nga studjoja e jote ne Hamburg, ne Gjermani ku po jetoje dhe vazhdoje te pikturoje dhe vizatoje me ngjyrat e Kosoves. Biseduam gjate ne face book per situatën, zgjedhjet dhe Sekiraqen tende. Po lexoja brengen e madhe e mërzinë se këtu nuk po ecin punët mire dhe e lexova disi edhe nje shperse te zvetnueme . “Me falni shume zoti profesor, na ka ardh shpirti ne maje t´hundes “ the duke menduar ne pejse te kalses poltike . Kjo me mebti ashtu si eho, dhe shtove” .Zoti ju ndihmoft ne rrugen tuaj te shenjte per ate Kosove te shkrete e te rraskapitur nga njerezit e lige” . Zoti te shpërbleftë ty per gjithë mirësinë tende dhe punët e mira qe ke ba. PO lexoja baskebisedimin tone te fundit me shume permbajtje. U morem vesh te takohemi gjithsesi kete vere. Si mund ta dija se kjo do te jete biseda jone e fundit. Te mbaj mend si nxënës kur sillje vizatimet e karikaturat ne Zeri i Rinise, me sytë qe shendrisnin me aq dashamirësi dhe energji. Do te kujtojmë te tille gjithemone. Do te jepje edhe shume edhe ne vitet qe vijnë, por vdekja eshte me afër se kmisha thotë nje fjale urte. Ngushllime gjithë shokve tu artiste, ngushëllime familjes dhe gjithë Sekiraces.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat