Kosova, me apo pa kryeministër konsensual?

Aktuale

Kosova, me apo pa kryeministër konsensual?

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:18
Mazllum Baraliu

Vonimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës ka krijuar konfuzitet lidhur me atë se cila do të jetë formula e ardhshme qeverisëse në Kosovë.

Mundësia për një kryeministër konsensual i gjen të ndarë në qëndrime njohësit e çështjeve politike në vend.

Profesori Mazllum Baraliu, për kp tha se Qeveria e re e Kosovës do të formohet varësisht nga gatishmëria eventuale e subjekteve politike për konsensus.

Ai u shpreh se klasa politike në Kosovë duhet të reflektojë seriozisht dhe të arrijë të formojë sa më shpejtë Qeverinë pasi që sipas tij, Kosova ka para vetes shumë çështje për të zgjidhur. 

Ndërkaq Baraliu shprehet skeptik lidhur me qëndrueshmërinë që do të ofronte Qeveria e PAN-it.

Baraliu: Qeveria e PAN-it nuk mund të sigurojë stabilitet dhe efektivitet qeverisës

“Gjasat janë të tilla dhe të atij niveli çfarë është gatishmëria eventuale për konsensus, për marrëveshje paraprake të forcave politike të klasës politike në Kosovë. Nëse koalicioni PAN nuk arrin që të sigurojë shumicën e deputetëve, e kjo shumicë për hir të realitetit edhe kështu, po të sigurohej, do të ishte një shumicë fragjile e cila nuk mund të prodhojë stabilitet afatgjatë dhe kohezion e efektivitet qeverisës. 5’..”Që të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme të cilat përndryshe para një apo dy muajve i provuam, atëherë duhet që kjo klasë politike të reflektojë seriozisht dhe të arrijë një konsensus për të gjetur një solucion kominatorik në kuptimin më pozitiv dhe dinamik të fjalës për të gjetur një Qeveri konsensuale me përfaqësues nga të gjitha spektret, jo vetëm nga klasa politike por edhe nga shoqëria civile, akademike dhe nga teknokracia, nga ekspertizat e ndryshme, në mënyrë që të mos humbasim kohë dhe para sepse Kosova ka para vetes shumë detyra dhe probleme shumëdimensionale për të zgjidhur” tha ai.

Sipas  Baraliut, një kryeministër konsensual do të ishte zgjidhja më e mirë për  Kosovën. Siç tha ai, Qeveria është forcë lëvizëse e çdo ekzekutivi, shteti dhe shoqërie, dhe në këtë mënyrë, me një qeverisje të tillë, do të krijoheshin mundësitë që në krye të detyrave të vendoseshin njerëzit më të kualifikuar për ta çuar vendin përpara.

Baraliu: Kosovës i duhet një Qeveri me përfaqësues të të gjitha subjekteve politike

“Po, sigurisht se është zgjidhja më e mirë dhe më gjithëpërfshirëse. Në rast të tillë, të një qeverie  konsensuale do të kishim përfaqësues të të gjitha forcave politike. Do të duhet nënkuptuar që t’i kemi të gjithë njerëzit më reprezentativë në kuptimin edhe të cilësisë, ndershmërisë dhe të meritës, të vlerave, angazhimit dhe sakrificës, për të bërë një qeverisje e cila do të jetë efikase, e pa korruptuar, do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar skajshmërisht që të bëjë detyrën e saj... Do të duhej që ndoshta eksponentët politik të klasës politike në Kosovë të heqin dorë nga disa ambicie të tyre personale, grupore, partiake dhe të vejnë interesin e Kosovës, pra interesin e përgjithshëm motiletar të shumicës qytetare, mbi interesat e tyre personale, partikulare dhe partiake”, tha ai.

Image
Artan Murati

Në anën tjetër,  formimi i Qeverisë me konsensus llogaritet të jetë i pamundur nga Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas tij, kjo varet edhe nga fakti se si do  të shkojë puna në votimin e parë.

Murati: Nuk shoh mundësi reale për të pasur një kryeministër konsensual

“Për momentin si jemi, unë nuk e shoh të mundur ose nuk e shoh një mundësi reale për të pasur një kryeministër ose një kandidat për kryeministër konsensual, pasi që po shihet se partitë politike apo subjektet politike, koalicionet në përgjithësi, nuk është se kanë lëvizur nga pozicionet e tyre fillestare qysh nga certifikimi i zgjedhjeve”, tha ai.

Murati konsideron se me gjithë amullinë që është krijuar lidhur me numrat, PAN-i mund edhe të ndërrojë mendje në momentin e fundit.

Murati: Deri më tani ka konfuzion nëse ekzistojnë numrat apo jo  “PAN veç insiston me zotëri Haradinajn, në skenarin e parë të cilin tani më veç e kanë bërë të qartë. Me vet faktin se deri më tani është krijuar një konfuzion nëse ka qëndrime të ndryshme nëse ekzistojnë numrat apo jo, PAN-i ndoshta edhe mund të ndërroj mendje në momentin e fundit”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat