Për rastin Badovci vendoset më 19 korrik

Aktuale

Për rastin Badovci vendoset më 19 korrik

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:37
Gjykimi për vepra që lidhen me terrorizëm

(E plotësuar) - Gjykata do ta shpallë nesër vendimin e saj për Rastin Badovci.

Pas rikthimit në rigjykim nga Gjykata Supreme, për rastin Badovci në të cilin pesë persona akuzohen për vepra që lidhen me terrorizëm Gjykata Themelore në Prishtinë nesër do ta japë verdiktin e saj.

Pesë të akuzuarit qenë dënuar vitin e kaluar me gati 50 vjet burg.

Në seancën e sotme nga gjyqtarja Valbona Selimaj u lejua xhirimi etëm një minutë.

Lejohet vetëm 1 minutë xhirim në rastin Badovci

Në gjykimin për vepra që lidhen me terrorizmin është lejuar vetëm një minutë xhirim.

Në seancën e rastit Badovci ku pesë persona akuzohen për vepra që lidhen me terrorizëm është lejuar vetëm një minutë xhirim nga seanca.

Gjyqtarja Valbona Selimaj pa ndonjë arsyetim e ka lejuar vetëm këtë kohëzgjatje të xhirimit.

Në seancën e sotme të rastit Badovci pritret të jepet fjala përfundimtare.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.

Në korrik të vitit të kaluar Besnik Latifi ishte dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg.

Supremja gjeti shkelje esenciale të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës në vendimin e themelores dhe vërtetimin e këtij vendimi nga Apeli.

Sipas aktakuzës, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi, në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Grupi, sipas prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e/kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat