Abazi: Shumica shqiptare ta formojë Qeverinë, të mos lihet vendi në duart e Listës Serbe

Aktuale

Abazi: Shumica shqiptare ta formojë Qeverinë, të mos lihet vendi në duart e Listës Serbe

Nga: Bota sot Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:19
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka thënë se Qeveria në Kosovë duhet të formohet nga shumica shqiptare dhe të mos lihet vendi në duart dhe mëshirën e Listës Serbe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se instrumente politike nga Beogradi u ka ardhur fundi, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Shumica Shqiptare duhet te formoje qeverine dhe te mos e le vendin ne duart dhe meshiren e Lista Srpska. Kohes se kontrollit me instrumente politike nga Beogradi dhe diktaturave kapilare ju ke ardhur fundi. Qeveria uniteti nacional eshte forma e vetme per te luftuar krimin dhe korrupcionin dhe per te percaktuar agjende qe ofron prosperitet dhe zhvillim per te gjithe Shqiptaret shumice dhe grupet tjera etnike: Serbet, Boshnjaket, Turqet. Romet dhe kushdo tjeter qe punon dhe vepron permbrenda ligjit dhe kushtetutes. Me diskriminimin pozitiv dhe kinse ne emer te mbrojtjes se nje pakice eshte sakrifikuar liria dhe dinjiteti i shumices qe me shume se 17 vite. Debati nuk eshte fetar as per kishat e as per Xhamiat por per fatin e qytetareve dhe funsionimin e jetes me kushte normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat