“Shqiptaret që iu bashkuan ISIS-it kishintë kaluar kriminale”

Aktuale

“Shqiptaret që iu bashkuan ISIS-it kishintë kaluar kriminale”

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:20
ilustrim

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm”.

Florian Qehaja nga kjo Qendër, tha se në bazë të raporteve që janë publikuar kohëve të fundit del që personat që janë bërë pjesë e ekstremizmit në të kaluarën kanë pasur prapavijë kriminale dhe që në një moment i janë bashkuar grupeve fetare.

Ai  gjithashtu tha se në rrjetet sociale është vërejtur përdorimi i një narracioni të pa dëgjuar më herët në vendin tonë.

“Në rrjetet sociale kemi identifikuar, tash nëpër grupe të ndryshme që përdoret një narracion ekstrem të cilin e kuptojmë në gjuhën shqipe. Përdorin terme të ndryshme, bëjnë thirrje për linçime, bëhen thirrje për vrasje, për mobilizim brenda këtyre grupeve. Ka një element shumë të pranishëm këtu, antisemitizmi, anit shiave, komunitetit islam- shia dhe ka një narracion qe ne në Kosovë nuk e kemi dëgjuar kurrë më herët”, ka thënë ai.

Vehbi Mujku nga Komuna e Prishtinës, tha se ka qenë të hapur në trajtimin e kësaj çështjeje dhe se kanë pasur kontakte me persona të kthyer nga vatrat e luftës të cilëve iu kanë ofruar lloje të ndryshme të ndihmave.

“Ne si institucion komunal jemi kujdesur që të gjitha këto familje ti vendosim në skemë të asistencë sociale, pra të ju ofrojmë një ndihmë ekonomike, ku përveç tyre t iu ofrojmë dhe ndihma të tjera në ushqim dhe në  veshmbathje”, tha Mujku.

Ndërsa, Fitim Flugaj nga Bashkësia Islame e Kosovës, tha se po përpiqen që të vetëdijesojnë të tjerët që të mos marrin pjesë në këtë grupe, të mos jenë pjesë e vetëvrasjeve dhe aktiviteteve radikale.

“Bashkësia Islame me punën që po bën në terren po mundohet që sa më shumë të largojë të rinjtë nga këto kurse ekstreme. Po ashtu kjo bashkësi punon edhe me prindërit që fëmijët e tyre të mos dëgjojnë këshilla nga gjithkush, si dje të kenë kujdes në shfletimin e faqeve dhe nga përmbajtja që ato ofrojnë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat