Agim Bahiri takon Sami Lushtakun, mban sekret se çfarë biseduan

Aktuale

Agim Bahiri takon Sami Lushtakun, mban sekret se çfarë biseduan

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:30
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar dje kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, në zyrën e këtij të fundit. Takimi, siç bënë të ditur Bahtiri, kishte ndodhur me rastin e lirimit të kolegut të tij nga burgu.

I pari i Mitrovicës ka treguar se dje ishte në zyrën e Lushtakut për t’i uruar atij mirëseardhje në liri.

“Kam qenë në zyrën e Sami Lushtakut dje. E kam vizituar që ka dalë nga burgu dhe i urova mirëseardhje në liri”, ka thënë Bahtiri.

Edhe pse Bahtiri vizitoi kolegun e tij dy javë pasi u lirua nga burgu, kjo nuk e zbeh rëndësinë e vizitës së përzemërt të tij, e cila, siç tregon Kryetari i Mitrovicës, pësoi me një pritje fantastike nga ana e të parit të Skenderajt.

“Kam raporte kolegiale me të. Ka dalë nga burgu, i pafajshëm, dhe e kam vizituar, gjë që është në rregull. Pritja ka qenë fantastike”, ka shtuar ai.

Takimi kishte zgjatur një orë, por, Bahtiri refuzon të tregojë nëse gjatë kësaj ore u bisedua për gjendjen politike, të cilën e gjeti Lushtaku pas lirimit dhe për koalicionet, marrë parasysh që AKR’ja e Bahtirit edhe më tej refuzon PDK’në.

Edhe pse të dy kryetarët e komunave gjendet në kampe të ndryshme politike dhe gjatë kësaj periudhe po diskutohet çdo takim ndërmjet anëtarëve të partive të ndryshme, Bahtiri thekson se vizita nuk kishte për qëllim të bisedohej për ndonjë koalicion.

Nga ana tjetër, koalicioni PAN, i cili doli fitues në zgjedhje, për të formuar qeverinë i duhen edhe dy vota të deputetëve nga partitë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat