"Qeveria e Ramushit nuk e ka asnjë gjasë"

Aktuale

"Qeveria e Ramushit nuk e ka asnjë gjasë"

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 21:21
Ramush Haradinaj

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu thotë se duke u bazuar në fjalët e liderit të AAK-së se konstituimi i Kuvendit do të bëhet të hënën dhe kjo nuk ndodhi, qeveria e tij nuk e ka asnjë gjasë.

ImageAlbulena Haxhiu

“Sa i bindur ishte Ramush Haradinaj (intervista në Klan Kosova e datës 11.07.2017) që në fillim të kësaj jave, të hanën do të bëhet konstituimi i Kuvendit. Madje, thoshte "ka gjasa reale që me ndodhë edhe votimi për Qeverinë". E hënja u krye. Edhe dita e martë. Pavarësisht përsëritjes tri herë radhazi të Ramushit që ka gjasa me u votu Qeveria, po shihet se Qeveria e tij nuk e ka asnjë gjasë”, kështu ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat