Bashkëpunëtori i Haradinajt reagon ashpër ndaj Rexhep Selimit: A i ke harruar konfliktet me komandantët e Drenicës?

Aktuale

Bashkëpunëtori i Haradinajt reagon ashpër ndaj Rexhep Selimit: A i ke harruar konfliktet me komandantët e Drenicës?

Nga: B.S Më: 18 korrik 2017 Në ora: 21:57
Ramush Haradinaj dhe Shpëtim Selmanaj

Shpëtim Selmanaj, bashkëpunëtori i afërt i Ramush Haradinajt, liderit të AAK-së dhe të nominuarit  për kryeministër nga koalicioni PAN, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas deklaratave të deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Selmanaj ia ka kujtuar Rexhep Selimit të gjitha që Haradinaj dhe rrethi i tij kanë bërë për të para, gjatë dhe pas luftës, duke ia kujtuar edhe konfliktet më komandantët e Drenicës që kishte pas në të kaluarën Rexhep Selimi.

Ja postimi i plotë i Shpëtim Selmanaj:

Rexhep Selimi flet dhe harron! Prandaj po ia kujtoj!

Rexhep Selimi paska vendosur te flas.

Dhe kur po flet keto dite po del ne pah qe Rexhep Selimi po harron!

A duhet t’ja kujtojme se me kend ishte ai krah per krah ne luften e Kosoves?

Pergjigja eshte: Me Haradinajt!

Rexhep Selimi e paska harruar luften por edhe pasluften!

A duhet t’ia kujtojme kush i ndihmoi te behej me kulm mbi koke pas luftes ne Prishtine?

Pergjigja eshte: E din ti!

Rexhep Selimit iu pat plagosur vellau aksidentalisht dhe Zoti qe eshte lart e ndihmoi te sherohet.

Kush te ndimoj per sherimin e tij.

Pergjigjja: E din ti.

Rexhep Selimi kurre nuk eshte harruar nga ahengjet familjare te Haradinajve. Shum te kem respektu.

Dhe prap: sa here Rexhep Selimi ka kaluar ne situata te veshtira eshte fshehur prapa kujt e din ti.

Apo i ka harruar Rexhep Selimi konfliktet me komandantet e Drenices?

Rexhep, po thua qe Ramushi nuk eshte kryeministri yt!

Ne rregull pra. Se shefin e ke tjeter tash!

Mos harro Rexhep se sa here ke pas nevoje ne lufte e ne paqe i ke ra nga Gllogjani!

Ne jemi krenar me Komandantin e Kryeministrin tone!

Ty Gjeneral duhet me te ardh turp kend e ke shef se ti je Gjeneral!

E deshmove edhe njehere se ti dhe burrnija nuk shkoni bashke!

Maskën që dikur ke përdorur, tek tani je duke e hjek dhe po del cili je në të vërtetë.

Heroin ynë Ramushi, si me, si pa ty, do të bëhet kryeministër,Rexhë e dinë mirë çka po flasë, e çka mund të flasim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat