Zyrtari i LDK-së pyet Haradinajn: A e njeh tani Thaçin president?

Aktuale

Zyrtari i LDK-së pyet Haradinajn: A e njeh tani Thaçin president?

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 10:34
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nëndega në Klinë, Besnik Desku përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook” i është drejtuar deputetit të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj me dy pytje publike rreth fjalimit të ashtuquajtur “historik” të këtij të fundit.

Desku, ka kërkuar nga deputeti Haradinaj që të deklarohet nëse e njeh tani për President, Hashim Thaçin, gjë për të cilin kohë më parë kishte deklaruar se nuk do të jetë përfaqësues i popullit por vetëm i “klanit pronto”.

Ky nënkryetar i LDK-së nëndega në Klinë, po ashtu ka kërkuar nga Haradinaj që të flasë në mënyrë konkrete për personat që pati deklaruar në seancën e 26 shkurtit të vitit të kaluar se e kishin lënë mbi dhe ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Më poshtë ua pasqyrojmë pytjet publike të ngritura nga Desku:

2.Pyetje Publike për Daut Haradinaj:

1. Ne fjalimin tuaj te quajtur historik, ku edhe është bërë zgjedhja e presidentit Hashim Thaci ju patët deklaruar në Kuvendin e Republikës se Kosovës “MBAJENI NE MËND KY PERSON NUK DO TË JETË ANJËHER PRESIDENT I POPULLIT PO I KËTI KLANI” Pytja ime është se a e njeh për President zotri Hashim Thacin.

2. Po në të njejtin fjalim ju patët drejtuar LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, a spo ju vjen marre që po e votoni Hashim Thacin,qetu I keni njerzit që jau kanë lan Ibrahim Rugoven mbi dhe nën -27 grad Celsius. Pyetja është thuje publikisht kush janë qata njerz qe e kanë lënë Ibrahim Rugoven mbi dhe, në mënyrë që mi pas ma te kjarta ne strukturat e LDK-së.
Sincerisht Besnik Desku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat