A i ka PAN numrat për formimin e qeverisë? Flet mbesa e Hashim Thaçit

Aktuale

A i ka PAN numrat për formimin e qeverisë? Flet mbesa e Hashim Thaçit

Nga: Bota sot Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:58
Evgjeni Thaçi

Numrat për formimin e Qeverisë nga koalicioni PAN janë një çështje mjaft e diskutuar aktualisht.

Derisa nga ky koalicion thonë se i kanë siguruar numrat, partitë tjera thonë se nuk i kanë, andaj dhe nuk po thirret seanca konstituive.

Ndërsa, deputetja e re nga koalicioni PAN, Evgjeni Thaçi e cila është mbesa e presidentit Hashim Thaçi, thotë se deputetët nuk i sheh si numra.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i shoh thjesht si numra me të cilët llogariten skenarë të ndryshme, por si përfaqësues të vullnetit të qytetarëve të cilët më 11 qershor e dhanë vendimin e tyre, dhe nxorën PAN-in si fituese të zgjedhjeve. Mendoj që deputetë do të tregohen të përgjegjshëm para popullit, dhe do ta votojnë fituesin e zgjedhjeve dhe mandatarin për Kryeministër të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”.

Sa i përket koordinimit në mes të partnerëve të koalicionit PAN, ajo ka thënë se ata janë mjaft të koordinuar dhe veprojnë e flasin njezëri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat