Sami Lushtaku: Edhe unë kam qenë anëtar i LDK’së

Aktuale

Sami Lushtaku: Edhe unë kam qenë anëtar i LDK’së

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 20:50
Sami Lushtaku

Jo pak përmenden raportet mes pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare me Lidhjen Demokratike, të vetmën parti shqiptare deri pas luftës. E Sami Lushtaku, njëri nga ushtarët e UCK’së, në emisionin Komiteti, ka folur për qasjen që kjo organizatë kishte me ata që quheshin ‘krahu i paqes’, por edhe me FARK’un.

Lushtaku ka thënë se Ushtria Çlirimtare nuk ka pasur asnjëherë të bëjë me vrasjen e zyrtarëve të LDK’së e as nuk kishin rivalitet mes tyre. Siç thotë kreu i komunës së Skenderajt, ata dalloheshin dukshëm me bindje, por kjo nuk ishte e nivelit të atillë që UCK’ja t’i vriste.

Madje, Lushtaku për herë të parë ka bërë të ditur se formalisht ishte edhe vetë ai i anëtarësuar në LDK’në, si e vetmja parti shqiptare gjatë periudhës së okupimit serb.

Por, ky anëtarësim nuk kishte qenë i bollshëm për zëvendëskomandantin e zonës së Drenicës, pasi që ai ka treguar se aktivitetet e tij gjatë viteve të 90’ta ishte kryer në kuadër të Lëvizjes Popullore Kombëtare.

Lushtaku në Komitet ka treguar se gjatë luftës personalisht ai ishte takuar me kryetarin e degës së LDK’së në Skenderaj, i cili kishte refuzuar t’i bashkangjitej luftës duke i qëndruar besnik LDK’së, por siç tregon Lushtaku, kjo nuk kishte ndikuar në acarim raportesh mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat