Sami Lushtaku flet për raportet e komplikuara me Gani Gecin

Aktuale

Sami Lushtaku flet për raportet e komplikuara me Gani Gecin

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 23:01
Gani Geci

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në emisionin Komiteti, ka folur për miqësinë e tij me ish-zyrtarin e Lidhjes Demokratike, Gani Geci, viteve të ’90-ta dhe për mosmarrëveshjet më tutje me të.

Lushtaku ka treguar se me Gecin i ka lidhur fakti që të dy vijnë nga Skenderaj, dhe në këtë qytet, sic thotë kryetari i tij, janë njohur të gjithë mes vete.

Ai ka bërë të ditur se me ish-zyrtarin e LDK’së kishin qenë miq gjatë kohës kishin marrë pjesë në aktiviteteve kundër forcave serbe, ndërsa siç thotë Lushtaku, atë kurrë nuk e ka penguar se ai dhe miku i tij, pra Gani Geci, nuk kishin bindje të njëjta politike.

Lushtaku ka treguar një rast kur ai kishte mbrojtur Gecin nga Shtabi i Përgjithshëm të cilët e kishin akuzuar atë se po i printe forcave serbe, i maskuar.

Ndërsa, për raportet jo të mira me të dhe për mosmarrëveshjet me Gecin, kryetari i Skenderajt fajëson vëllëzrit e ish-zyrtarit të LDK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat