Mustafa: Forumi për të gjithë prishtinasit – udhëheqja apartiake

Aktuale

Mustafa: Forumi për të gjithë prishtinasit – udhëheqja apartiake

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 06:39
Profesori Muhamet Mustafa

Profesori Muhamet Mustafa, në Ballë për Ballë, ka thënë se Forumi Qytetar i Prishtinës synon që ta fuqizojë zërin e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit padallim.

Ai ka mohuar të ketë ndarje në baza të prejardhjes në këtë organizim, duke nënvizuar se kanë objektiva të qarta dhe konkrete.

“Forumi Qytetar i Prishtinës organizohet në bazë të kushtetutës për lirinë e asocimit. Që ta fuqizojë zërin e qytetarëve për një Prishtinë Eurpiane”.

“Prej katër objektivave kryesore, një nga to është që të kultivohet kujtesa historike. Ne si shqiptarë vuajmë nga harresa historike. Unë vet kam parë thjeshtim deri në banalitet për historinë e këtij qyteti. Forumi do të përfshijë të gjithë ata që e ndjejnë veten prishtinas“.

“Shumica e reagimeve kanë qenë pozitive. Nëntëdhjetë për qind të reagimeve kanë qenë pro kësaj iniciative”.

“Neve na nevojitet angazhimi qytetar, artikulimi i kërkesave, lobimi – me rekomandime. Në udhëheqësi të forumit nuk mund të ketë njerëz që janë pjesë e partive politike. Ne do të jemi zë kritik, por edhe mbështetës”.

“Ditën e kuvendit do të vëmë kurora lulesh në vendin ku janë pushkatuar 370 qytetarë në vitin 1945. Tjetri aktivitet do të jetë diskutimi i ligjit për kryeqytetin dhe i treti për qendrën sportive”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat