LDK-ja nuk ka vota për PAN-in

Aktuale

LDK-ja nuk ka vota për PAN-in

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 08:35
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka quajtur spekulime deklarimet se dy-tre deputetë të kësaj partie do të votojnë pro qeverisë Haradinaj. Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka vota për koalicionin PAN. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka pohuar se pavarësisht prej mospajtimeve të mëhershme, janë duke u angazhuar për të hapur një kaptinë të re të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje!

Ai ka theksuar se koalicioni LAA dhe LV-ja e përfaqësojnë shumicën politike shqiptare (61 vota) dhe mund t’i formojnë institucionet e reja. Haziri ka përjashtuar çdo mundësi që partnerët e tyre, AKR-ja dhe Alternativa, ta tradhtojnë LDK-në dhe t’i bashkohen PAN-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat