Thaçi: E gjithë Kosova do të lutet për ju John McCain

Aktuale

Thaçi: E gjithë Kosova do të lutet për ju John McCain

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:30
Senatori amerikan John McCain dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen për senatorin amerikan John McCain, i cili është diagnostikuar me kancer në tru.

“Lajm i keq për një hero të vërtetë në luftën kundër terrorit dhe shtypjes. I nderuari senatori JohnMcCain, e gjithë Kosova do të lutet për juve dhe familjen tuaj”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Për këtë gjendje shëndetësore të senatorit McCain, kanë bërë të ditur mediat e huaja ku thuhet se kjo diagnozë rezultoi pas operimit të tij për të hequr koagulimin e gjakut.

McCain pothuajse tre muaj më parë ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku është deklaruar rreth sëmundjes së mikut të Kosovës, John McCain.

Çitaku duke e quajtur atë mik të Kosovës ka theksuar se McCain është kampion i lirisë.

Ky është postimi i plotë në Twitter:

Senatori McCain ishte kampion i lirisë dhe mik i madh i Kosovës. I dëshirojmë shërim të shpejtë. Kanceri mund ta prek atë në shumë mënyra: por kurrë s’do ta bëjë të dorëzohet. Asgjë s’e bëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat