Diskutohet për një studim mbi efektet e privatizimit

Aktuale

Diskutohet për një studim mbi efektet e privatizimit

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:49
Ilustrim

Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka shqyrtuar propozimin që të bëhet një studim mbi efektet e privatizimit në Kosovë, me ç’rast diskutoi edhe kërkesën financiare të këtij studimi.

Bordi i drejtorëve të AKP-së, në mbledhjen e fundit ka miratuar raportet e shpërndarjes për ndërmarrjet NSH IBE Kosovarja në shumën prej 616,867.71, NSH Qumështorja Konzume 13.56, NSH Prishtine 247,708.50 dhe NSH Kosovarja Artizanati në shumë prej 19,610.15.

Sipas një komunikate të AKP-së, shuma totale e miratuar për kreditorët e këtyre NSH-ve është 884,199.92.   

“Bordi shqyrtoi dhe miratoi Listën e Aseteve që do të ofrohen për Shitje të Aseteve 36, si dhe materialet përcjellëse, për më tepër Bordi miratoi edhe transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim 33. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi propozimin që të bëhet një studim mbi efektet e privatizimit në Kosovë, me ç’rast diskutoi edhe kërkesën financiare të këtij studimi. Bordi në këtë mbledhje miratoi shpërndarjen e tarifës fikse në Ndërmarrjet Shoqërore në likuidim lidhur me kontratën e angazhimit të OSHP-ve. Veç kësaj Bordi miratoi edhe shitjen me negociata të drejtpërdrejta të asetit të NSH Zdrukthtaria nga Autoriteti i Likuidimit. Bordi shqyrtoi edhe çështjen e përmbushjes së zotimeve nga ana e blerësit të ndërmarrjes IDGJ Tobacoo dhe morri vendim që pretendimet e blerësit për sa i përket zotimit të ndërmarrë për investime t’i nënshtrohen një auditivi të pavarur. Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar n jë numër kontratash për qiradhënie, me këtë rast Bordi kërkoi nga menaxhmenti që të bëhet harmonizimi i çmimeve të qirave për sa i përket lokacioneve të njëjta”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

Në këtë mbledhje, bordi ka miratuar edhe udhëzuesin për menaxhim dhe funksionim të linjës së posaçme telefonike, e cila do të shërbejë për raportim të aseteve të NSH-ve të cilat nuk janë identifikuar nga AKP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat