Koalicioni LAA i palëkundur, s’e mbështet PAN-in

Aktuale

Koalicioni LAA i palëkundur, s’e mbështet PAN-in

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 11:02
Avdullah Hoti dhe Behgjet Pacolli

(E plotësuar) - Koalicioni LDK-AKR-Alternativa janë të palëkundur në qëndrimin e tyre për të mos përkrahur koalicionin PAN në formimin e Qeverisë.

Një qëndrim të tillë e kanë bërë të ditur edhe një herë të enjten pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LAA-së, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli  dhe  kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, të cilët janë shprehur se do të vazhdojnë të jenë të vendosur për të qëndruar bashkë. 

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli tha pas takimit se janë në pritje të datës së seancës konstituive, derisa përsëriti qëndrimin se deputetët e partisë së tij do t’i qëndrojnë besnik koalicionit parazgjedhor me LDK-në. 

Image
Behgjet Pacolli

Pacolli: Do t’i qëndrojmë besnik koalicionit me LDK-në

“AKR-ja është duke respektuar përgjegjësinë morale që ka ndaj koalicionit dhe jemi duke punuar brenda koalicionit. Nuk kemi nevojë t’i ikim, nuk kemi hyrë aty të ikim, kemi hyrë t’i shërbejmë vendit në mënyrë dinjitoze, të drejt dhe jam i bindur se është momenti i duhur për t’i shërbyer Kosovës”, tha Pacolli. 

Takimin e Rrahim Pacollit me presidentin Hashim Thaçi, kreun e PDK-së Kadri Veseli e kreun e Skenderajt Sami Lushtaku, Pacolli nuk ka dashur ta lidh me ofrimin e mundshëm të partisë së tij me koalicionin PAN, duke thënë se nuk e kanë armik askënd, porse vendimet politike merren diku tjetër. 

Pacolli: Vendimet politike merren në koalicionin LAA

“Politika është diçka tj etër, jeta është diçka tjetër, ne nuk jemi në armiqësi me askënd dhe jemi të hapur gjithmonë të bisedojmë, të ulemi të kuvendojmë me secilin, kurse vendimet merren sa i përket politikes, merren brenda koalicionit”, theksoi ai. 

Ndërsa, i pyetur nëse do t’i përgjigjen ftesës së presidentit për takim të hënën, Pacolli tha se për këtë vendos kandidati për kryeministër i koalicionit, Avdullah Hoti në momentin e duhur.

E, kandidati për kryeministër i koalicionit LAA Avdullah Hoti, e ka quajtur konspiracion mundësinë që deputetët e AKR-së ta braktisin koalicionin dhe të shkojnë me PAN-in.

Image
Avdullah Hoti

Hoti: AKR s’e braktisë LDK-në

“Unë mendoj që këtij konspiracioni i ka dal.. nuk ka më asnjë kuptim më ky konspiracion që është sjell nëpër media që sa kohë. Ne jemi koalicion të palëkundur 29 veta, si parti politike e kemi bërë të qartë. Unë lus mediat dhe gjithë qarqet tjera që të lënë konspiracionin dhe të merren me tema më serioze”, u shpreh Hoti. 

Hoti pret që sa më shpejt të thirret seanca konstituive e Kuvendit, derisa shtyrja e thirrjes së saj nga presidenti, sipas tij, po bëhet pasi PAN nuk i ka numrat.

Hoti: PAN si ka numrat

“Tani është më se e qartë që po t’i kishte numrat koalicioni PAN sot do ta kishim Kuvendin dhe Qeverinë. Ata definitivisht nuk i kanë numrat, nuk ka nevojë të prodhohet asnjë krizë në Kosovë, sepse këto parti politike parlamentare që kanë fituar mbështetjen qytetare mund ta bëjnë shumicën për të krijuar institucionet e vendit”, theksoi ai.
Ndërsa, i pyetur rreth ftesës së presidenti, pretendenti për kryeministër nga LAA  tha se vendimi për këtë do të merret deri të hënën, por që sipas tij, kjo ka qenë një ftesë e panevojshme, pasi atë që është dashur të bëjë presidenti à «shtë thirrja e seancës konstituive.

Ka përfunduar takimi i koalicionit LAA

Pas përfundimit të takimit në mes koalicionit LDK-AKR-Alternativa, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar se janë dakorduar  për aktivitetet e ardhshme dhe që të mund të krijohen sa më shpejtë institucionet udhëheqëse e të thirret seanca konstituive.

“Qytetarët e Kosovës e kanë dhënë fjalën e tyre, që këto parti të bëjnë shumicën parlamentare  dhe nuk besoj që ka nevojë të humbet kohë më tepër lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera”, ka thënë Hoti.

I pyetur se a do të shkojnë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi për këtë të hënë Hoti ka theksuar se janë duke shqyrtuar se a do të marrin pjesë apo jo.

“Jemi duke e shqyrtuar vendimin do e marrim se a do të shkojmë a jo. Mendojmë se është një ftesë e panevojshme pasi presidenti është dashur të ftojë seancën konstituive”, ka shtuar  Hoti.

 Gjithashtu Hoti ka folur edhe rreth mundësisë që AKR t’i bashkohet koalicionit PAN dhe të mos i mbetet  besnik koalicionit që kanë tashmë.

“Mendoj se konspiracioni ka dalë  pra nuk ka asnjë kuptim ky konspiracion. Jemi koalicion i palëkundur, 29 veta si parti politike kemi bërë të qartë. Lus të gjithë që të lënë konspiracionin”, ka shtuar Hoti.

Madje Hoti është shprehur i bindur se koalicioni PAN nuk kanë numrat për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

“Është  më se e qartë se po t’i kishin numrat koalicioni PAN, sot do të ishim në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri. Ata definitiv nuk i kanë numrat, nuk ka nevojë të krijohet  krizë institucionale në vend pasi këto parti parlamentare që kanë fituar me mbështetjen e qytetarëve mund ta bëjnë shumicën e nevojshme”, ka thënë Hoti.

Ne shpresojmë që pas dështimit të tyre të na jepet mundësia që ne të krijojmë Qeverinë së bashku me Vetëvendosjen.

Ky i fundit gjithashtu ka bërë të ditur se nuk është vendosur ende se si do të veprojnë lidhur me votimin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

“Jemi duke diskutuar, vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet kushtetuese”, ka përfunduar Hoti pas takimit që patën.

Pacolli: AKR nuk po kalon në PAN, s’do ta votojmë Haradinajn

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo parti i mbetet besnike bashkimit me LDK-në, Alternativën dhe të tjerët.

Ai ka thënë poashtu se nuk ka asgjë të vërtetë që dikush nga AKR-ja do ta votojë Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për kryeministër.

Nga ana e tij, Avdullah Hoti i LDK-së ka lutur që të mos spekulohet për ndarjen e mundshme të koalicionit LAA.

Përpos kësaj, ai tha se koalicioni PAN është duke u munduar kot sepse nuk ka numrat për të krijuar Qeverinë.

Andaj sipas Hotit, ata presin që LDK dhe Vetëvendosja të bëjnë Qeverinë, pas dështimit të Haradinajt.

Ilir Deda tregon se çfarë diskutoi Koalicioni LAA në selinë e LDK'së

Deputeti i koalicionit LAA, Ilir Deda thotë se mbledhja e sotme e koalicionit në selinë e LDK’së ka qenë e rregullt, si grup i përbashkët parlamentar. 

Sipas themeluesit të Alternativës, në mbledhje nuk është diskutuar konkretisht për ftesën e Presidentit Hashim Thaçi për takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike, para thirrjes së seancës së konstituitmit të Kuvendit.

“Në mbledhje vetëm është diskutuar si brengë vonesat që po bëhen në thirrjen e seancës së parë të Kuvendit”, ka thënë Deda. 

Ilir Deda po ashtu tha se koalicioni LDK-AKR, ku bën pjesë edhe Alternativa, nuk ka ndryshime në qëndrime të asnjërës parti. 

Mblidhet koalicioni LAA

Koalicioni LAA është mbledhur në një takim ku po marrin pjesë krerët e partive respektive si dhe shumë nga deputetët e zgjedhur të këtyre tri partive që janë bërë bashkë.

Ky takim po mbahet një ditë pas zhvillimeve politike ku akterët e koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa ose ndryshe i njohur si koalicioni LAA kishin takim me njerëzit e koalicionit PDK, AAK dhe Nisma ose i njohur si koalicioni PAN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat