Hoti: Nga janari 2018 Kosova do të kryesojë CEFTA-në

Aktuale

Hoti: Nga janari 2018 Kosova do të kryesojë CEFTA-në

Nga: Bota sot Më: 20 korrik 2017 Në ora: 14:08
Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, ka takuar sot ambasadorin italian

Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, ka takuar sot ambasadorin Italian për të biseduar për zhvillimet e Samitit të Triestes.

Hoti ka thënë se Kosova ka marrë vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme nga liderët e BE-së për këtë samit, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

“Sot takova Ambasadorin Italian për të biseduar për zhvillimet e Samitit të Triestes. Kosova ka marrë vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme nga lidertët e BE-së në këtë samit, që është vazhdimësi nga Procesi i Berlinit, inicuar nga Kancelarja Merkel para tri vitesh.  Qeveria e ardhshme e Kosovës do të japë gjithë kontributin e saj që dakordimet e arritura në mes të kryeministrave të vendeve të rajonit të zbatohen” ka treguar Hoti përmes një statusi në Facebook.

Sipas Hotit, me insistimin e Kosovës është shmangur krijimi i unitetit doganor rajonal, prandaj tani flasin për hapësirën ekonomike rajonale, bazuar në rregullat e CEFTA-së dhe MSA-së, shkruan "Bota sot".

“Me insistimin e Qeverise se Kosoves është shmangur krijimi i unionit doganor rajonal. Tani flasim për hapësirë ekonomike rajonale, bazuar në rregullat e CEFTA-së dhe MSA-se. Nga janari 2018, Kosova do të kryesojë CEFTA-në dhe do të kete mundësi që të shtyejë përpara agjendën e saj sa i përket marrëdhënieve ekonomike në rajon” ka thënë Hoti.

Ai ka treguar se zhvillimi ekonomik ka marrë kahje të duhur në këto dy vite e gjysmë.

“Në këtë samit, Kosova ka qenë e vetmja që ka nënshkruar memorandimin me Bankën Evropiane për Investime për financim të projekteve zhvillimore në vitet në vijim. Kosova është dhe do të mbetet partner i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Zhvillimi ekonomik ka marrë kahjen e duhur në këto dy vite e gjysmë, dhe do të avancohet dhe konsolidohet më tutje nga qeveria e ardhshme” ka përfunduar Hoti./BS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat