Avdullah Hoti takohet me Teuta Rugovën: LDK po përtërihet me Brezin e Republikës

Aktuale

Avdullah Hoti takohet me Teuta Rugovën: LDK po përtërihet me Brezin e Republikës

Nga: B.S Më: 20 korrik 2017 Në ora: 15:04
Avdullah Hoti, Teuta Rugova e Fidan Rekaliu

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot ka takuar dy deputetët më të rijnë të Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugovën e Fidan Rekaliun

“Sot takova dy deputetet me te ri te Kuvendit te Kosoves. Fidan Rekaliu eshte Kryetar i Forumit Rinor te LDK-se dhe do te perfaqesoje zerin e rinise kosovare ne Kuvend. Fidani eshte i vetmi perfaqesues nga te gjtha forumet rinore te partive politike qe ka fituar vota per te qene deputet. Teuta edhe ne kete legjislature do te jete deputetja me e re e Kuvendit.  FAKT - LDK po perterihet me Brezin e Republikes”, ka shkruar Hoti, përcjellë “Bota sot”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat