Kryeministri Mustafa për McCain: Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta

Aktuale

Kryeministri Mustafa për McCain: Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:10
Kryeministri Isa Mustafa me Senatorin John McCain gjatë vizitës në Kosovë

 Kryeministri Isa Mustafa, në emër të qytetarëve të Kosovës, i ka uruar shërim të suksesshëm Senatorit John McCain, i cili është diagnostifikuar me kancer në tru.

Në mesazhin e tij, kryeministri Mustafa duke iu referuar të kaluarës heroike të senatorit John McCain, ka thënë se heronjtë janë të destinuar të sfidohen në vazhdimësi nga jeta

. “Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta. Qytetarët e Kosovës Ju dëshirojnë shërim të suksesshëm, Mik i Madh i Kosovës, John McCain”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa, të publikuar në rrjetet sociale.

Image
Kryeministri Isa Mustafa me Senatorin John McCain gjatë vizitës në Kosovë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat