Hoti: Shteti të hetojë urgjentisht veprimtarinë kriminale të Agron Mustafës

Aktuale

Hoti: Shteti të hetojë urgjentisht veprimtarinë kriminale të Agron Mustafës

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 20:11
Agron Mustafa

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, shkruan se shteti duhet ta hetojë urgjentisht veprimtarinë siç e quan ai “kriminale” të drejtorit të Valës, Agron Mustafës, për të cilin thotë se e ka gjunëjzuar këtë Kompani.

Hoti shkruan në “Facebook” se shërbimet e Valës në vazhdimësi janë duke u përkeqësuar.

“Një shtet i së drejtës e ligjor do të duhej që urgjentisht ta hetonte veprimtarinë kriminale të tij dhe ta mbante përgjegjës për dëmet. Sot “Vala është e Kosovës” veç në video-reklamat prej të cilave përfiton prapë Agroni e klientela e tij. Sot, Vala është ndër krimet më të mëdha të pasluftës. E, Agron Mustafa, i cili muaj për muaj vjel 5.182 euro nga shteti, është një nga kriminelët më të mëdhenj në Kosovë”, shkruan ai.

Lexoni të plotë publikimin e tij në Facebook:

Që nga viti 2008 përdor numër telefoni të operatorit Vala. Që prej atëherë, nuk e kam ndërru asnjëherë, edhe pasi ka hy në treg IPKO, sado që ofertat e kësaj të fundit kanë qenë shpesh mjaft të volitshme.

Për fat të keq, shërbimet e Vala’s në vazhdimësi janë duke u përkeqësuar. Sot, ky operator ka probleme me valët edhe midis Prishtine. Në vende të ndryshme – jo aq periferike – është shumë e vështirë të bësh thirrje, e mos të flasim për shërbimet e internetit, që janë shërbime tmerrësisht të dobëta.

Përkeqësimi i shërbimeve sigurisht që është bërë që të përdoret si arsyetim për privatizimimin edhe të këtij aseti. Kulmi i së keqes për operatorin Vala është mbërritur kur në krye të Tekekomit të Kosovës është vendosur njëri nga dostat e Kadri Veselit, Agron Mustafa.

Agron Mustafa e ka gjunjëzuar Vala’n. Ky njeri që merr pagë më të madhe se Presidenti i vendit, njihet për skandale të shumta, dhe do të mbahet mend për menagjimin katastrofal. Fatkeqësia tjetër është se shumica prej mediave as nuk raportojnë mbi skandalet e tij e dëmin që ky ia ka shkaktuar Vala’s, për shkak të interesave të ndryshme. Një shtet i së drejtës e ligjor do të duhej që urgjentisht ta hetonte veprimtarinë kriminale të tij dhe ta mbante përgjegjës për dëmet. Sot “Vala është e Kosovës” veç në video-reklamat prej të cilave përfiton prapë Agroni e klientela e tij. Sot, Vala është ndër krimet më të mëdha të pasluftës. E, Agron Mustafa, i cili muaj për muaj vjel 5.182 euro nga shteti, është një nga kriminelët më të mëdhenj në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat