Hoti: Të gjithë përkrahin vendimin e kryesisë së LDK-së për qeveri të re proevropiane

Aktuale

Hoti: Të gjithë përkrahin vendimin e kryesisë së LDK-së për qeveri të re proevropiane

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 00:54
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga LAA, Avdullah Hoti, ka qëndruar sot në Rahovec, për të mobilizuar degën e LDK-së atje për fitore në zgjedhjet lokale.

“LDK Rahovec, sot mbajtëm mbledhjen me nëndegë për t’u përgatitur për zgjedhje lokale”, ka thënë kryetari i degës së LDK-së në Rahovec.

Por nga atje, i nominuari për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor i partisë së tij me Aleancën Kosova e Re, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi, nuk ka lëshuar rastin pa folur edhe për nivelin qendror.

“Të gjithë e mbështesin qëndrimin e kryesisë qendrore për të formuar një qeveri të re proeveopiane”, ka thënë ai.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale janë më 22 tetor. Aktualisht në Rahovec, kryetar komune është Idriz Vehapi, i PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat