Zyrtarizohet marrëveshja: Kosova përfiton afro 50 milionë dollarë nga SHBA-ja

Aktuale

Zyrtarizohet marrëveshja: Kosova përfiton afro 50 milionë dollarë nga SHBA-ja

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 07:00
Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë sonte se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve për grantin në vlerë afro 50 milionë dollarësh tashmë është gati.

Agjencia federale amerikane Korporata për Sfida të Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation) kohë më parë ka marrë vendimin për ndarjen e afro 50 milionë dollarëve për programin “Threshold” në Kosovë.

Ndërsa, Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë sonte se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve për grantin në vlerë afro 50 milionë dollarësh tashmë është gati.

“E përfunduar! Marrëveshja është gati ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, përmes Millenium Challenge Corporation. Kosova fiton grant në vlerë afër 50 milion dollarë”, ka shkruar Havolli në Facebook.

Këto mjete, sipas Zyrës së Kryeministrit, do të investohen në vitet e ardhshme në projekte të efiçiencës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat