Hoxhaj thotë se PAN do t’i formojë institucionet javën e ardhshme

Aktuale

Hoxhaj thotë se PAN do t’i formojë institucionet javën e ardhshme

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 08:30
Enver Hoxhaj

PAN-i i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja në vend. A do të jetë kjo shumicë e nevojshme e krijuar nga disa deputetë apo grupe parlamentare kjo mbetet të shihet, por ky koalicion nuk ka vija të kuqe për askënd. Kështu ka thënë në një intervistë per media zëvendëskryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj

Vendi nuk do të futet në krizë politike sepse koalicioni PAN i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja. Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ri, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të jetë motori i kësaj Qeverie, e cila do të merret me vendimet e mëdha për vendin. Kështu ka thënë zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Gjatë kësaj interviste Hoxhaj ka thënë se pret që jo më larg se java e ardhshme të formohen edhe institucionet e reja nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjërën nga subjektet politike, madje u ka bërë thirrje të gjithave që të krijojnë një konsensus politik rreth disa temave të mëdha, siç janë Demarkacioni apo krijimi i ushtrisë. Më tutje zëvendëskryetari i PDK-së ka folur edhe për gjendjen në partinë e tij.

Ai ka treguar se kjo parti i ka analizuar me seriozitet rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, duke garantuar votuesin e tyre se ky rezultat do të jetë vetëm episodik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat