Qeveria ankohet për telashet që ka për shkak të mos konstituimit të Kuvendit

Aktuale

Qeveria ankohet për telashet që ka për shkak të mos konstituimit të Kuvendit

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 09:33
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Vonesa e mbledhjes konstituive e Kuvendit të Kosovës, duket se po i kushton vendit edhe në aspektin ekonomik, duke lënë kështu pezull çështjen e rishikimit të buxhetit e që sipas ministrit të financave, Avdullah Hoti, çon në shkurtim dhe rialokim të fondeve.

"Për shkak të shtyrjes së rishikimit të buxhetit ne duhet të marrim vendim për shkurtimin dhe rialokimin e fondeve për shkak se një pjesë e të hyrave kanë qenë të hyra që vijnë nga AKP. Ndryshimin e ligjit të AKP-së e kemi gati në Qeveri dhe meqenëse nuk ka Parlament, ne nuk mund ta procedojmë atë. Aty janë të parapara 88 milionë euro që pritet të vijnë nga AKP e që janë të lidhura me projekte kapitale", tha ai.

Kryeministri Isa Mustafa u shpreh se dëshiron që Kuvendi të konstituohet qysh nesër, duke thënë se është më mirë që të përgatitet buxheti sepse janë detyrimet që duhet të përballohen deri në fund të këtij viti.

"Ne kemi pasur mjaft shumë telashe dhe kërkesa për me u bë ndryshime dhe plotësime të kontratës. Asnjë veprim nuk e bëjmë jashtë kontratës bazë, por janë detyrimet të cilat rrjedhin mbi bazën e ekzekutimit të punimeve në teren që nëse nuk i përmbushim me kohë do të paguajmë penalti, dhe penaltitë do t'i kushtojnë shumë më shumë këtij vendi sesa që ne pak të rrudhemi me disa projekte dhe të krijojmë hapësirë për t'i paguar", tha ai.

Kosova e Kroacia luftojnë bashkë trafikun e paligjshëm të mallrave

Kabineti qeveritar ka miratuar sot vendimin që të shqyrtohen kërkesat për shpronësim për zonat kadastrale Hade dhe Shipitullë.

Kryeministri Isa Mustafa, tha rregullimi i çështjes së shpronësimit është më shumë se emergjente. Ndërsa shtoi se problemet janë paraqitur edhe pse në atë zonë shtëpitë nuk janë të banuara.

"Kjo është më shumë se emergjente dhe mund të kemi problem me furnizim me energji elektrike për shkak të vonesave. Çështjet ligjore duhet të zgjidhen nga ata që mirren me drejtësi", tha ai.

Në mbledhjen e Qeverisë janë aprovuar edhe nismat për negocimin e marrëveshjeve me Kroacinë dhe  Kuvajtin.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se Qeveria e Kosovës dhe Kroacisë janë dakorduar për një marrëveshje për ndihmë reciproke në çështjet doganore. Ndërsa tha se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar 8 marrëveshje me vende të të tjera. Më tej Hoti prezantoi nismën për negocimin me shtetin e Kuvajtit për shmangien tatimit të dyfishtë me ç'rast tha se me këtë marrëveshje, hidhen bazat e zhvillimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Siç tha ai, kjo marrëveshje synon eliminimin e dyfishtë në të ardhura dhe kapital në mes të shtetit të Kosovës dhe Kuvajtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat