Haraqija për vizitën e Haradinajt në familjen Rugova: Ditë të mira do t’i vijnë Kosovës!

Aktuale

Haraqija për vizitën e Haradinajt në familjen Rugova: Ditë të mira do t’i vijnë Kosovës!

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 11:41
Pamje nga takimi

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në vizitë tek familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ndonëse u tha se kjo vizitë e Haradinajt në familjen Rugova ka të bëjë me nënshkrimin e një marrëveshje me deputeten e zgjedhur nga LDK-ja, Teuta Rugova, për një gjë të tillë Haradinaj nuk është prononcuar para medieve, duke thënë se kjo ishte një vizitë historike për shkak të rëndësisë që ka kjo familje.

I kontaktuar nga mediat, Astrit Haraqija nga LDK i cili ishte prezent në këtë vizitë të Haradinajt në familjen Rugova, nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj vizite.

I pyetur se a ka pasur nënshkrim të ndonjë marrëveshje në mes të Teuta Rugovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj për mbështetje për formimin e institucioneve në Kosovë, Haraqija është përgjigjur shkurt “Po shpresojmë që ditë të mira do t’i vijnë Kosovës (Dardanisë)”.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se Ramush Haradinaj tanimë ka marrë edhe mbështetjen e familjes Rugova për të qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat