Reagon edhe njëherë Teuta Rugova: Jam deputete e LDK-së, nuk do të veproj jashtë qëndrimit të LDK-së

Aktuale

Reagon edhe njëherë Teuta Rugova: Jam deputete e LDK-së, nuk do të veproj jashtë qëndrimit të LDK-së

Nga: B.S Më: 21 korrik 2017 Në ora: 14:59
Teuta Rugova

Vajza e presidentit historik, Ibrahim Rugova, Teuta, tash deputete e LDK, ka reaguar në lidhje, që sipas saj keqkuptimin e deklaratës së saj.

Ajo ka shkruar se është deputete e LDK-së dhe nuk do të veprojë jashtë qëndrimit të LDK-së.

“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardh me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, ka shkruar Teuta Rugova, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat