Reagon Mustafa: I papranueshëm presioni ndaj familjes Rugova

Aktuale

Reagon Mustafa: I papranueshëm presioni ndaj familjes Rugova

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 17:26
Isa Mustafa dhe Teuta Rugova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mohuar se deputetja nga radhët e partisë së tij, Teuta Rugova, do të veproj në kundërshtim me vendimin e partisë, për ta votuar qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ai tha se, asnjë deputet, nuk do ta votoj ndryshe nga vendimi që ka marrë LDK.

Madje, Mustafa e ka cilësuar si presion, vizitën e Ramush Haradinajt në familjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ai bëri thirrje që presionet ndaj kësaj familje të ndalen.

“Kam parë lloj lloj deklarata kam parë presione në familjen Rugova që janë shumë të rënda dhe të papranushme sepse nuk mund t’i bëhet një familjes presion të tillë. Deputetëve duhet të ua respektojnë mandatin, deputetët e LDK-së, nuk do të votojnë jashtë vullnetit dhe jashtë politikave të LDK-së”, tha ai për RTV Dukagjini.

Këto komente, Mustafa I bëri pas takimit që pati me kryetarët e degëve, në të cilën u diskutua për zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat