Kurti takohet me Delawie, flasin për procesin e formimit të qeverisë

Aktuale

Kurti takohet me Delawie, flasin për procesin e formimit të qeverisë

Nga: A.M. Më: 21 korrik 2017 Në ora: 17:52
Albin Kurti, Greg Delawie dhe Glauk Konjufca

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga deputeti I VV-së Glauk Konjufca kanë takuar në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit, u diskutua procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë si dhe sfidat e punët që e presin qeverinë e ardhshme dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.

“ U trajtuan shumë tema si ajo e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe investimeve të diasporës, marrëdhënies së Kosovës me Serbinë etj.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! përsëritën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për zgjerim të partneritetit dhe thellim të aleancës së Republikës së Kosovës me ShBA-të”, thuhet në njoftimin për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat