Astrit Haraqija: Haradinaj i ka votat

Aktuale

Astrit Haraqija: Haradinaj i ka votat

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 20:25
Astrit Haraqija

Astrit Haraqija ish ministër i LDK-së dhe njëri nga aktivistët e kësaj partie që njihet si më i afërti me familjen e ish Presidentit Ibrahim Rugova, ka kërkuar nga LDK të hyjë në institucione dhe t’i lënë anash inatet.

Haraqija në një intervistë për TV Dukagjini ka thënë se nga informatat që ka, mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj i ka votat për ta formuar qeverinë.

Ai ka thënë se LKD duhet t’i bashkohet mandatarit për kryeministër, Ramush Haradinaj.     

Duke komentuar deklaratën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, ai ka thënë se jo vetëm vota e Teuta Rugovës, por edhe shumë tjerëve që i thonë vetës rugovista, do të jenë në mbështetje të Haradinajt.

“E ftoj zotin Mustafa që t’i len teket dhe t’i bashkohet Haradinajt që t’i formojmë institucionet”, ka thënë Haraqija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat