“Seanca konstituive me 4 gusht, presidenti e shtyu atë për egon e tij personale”

Aktuale

“Seanca konstituive me 4 gusht, presidenti e shtyu atë për egon e tij personale”

Nga: B.S Më: 21 korrik 2017 Në ora: 20:36
Milaim Zeka

Milaim Zeka i cili është zgjedhur deputeti nga koalicioni PAN ka thënë se seanca konstituive do të mbahet me 4 gusht.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ishte paraparë të mbahej me 27 ose 28 korrik, por me 27 presidenti e ka thirrur një mbledhje konstituive, duke e shtyrë kështu datën e seancës, sipas Zekës për teke dhe ego të tij personale, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka seance ne Kuvend deri me 4 gushte

Te gjitha gjasat, dhe mundesite reale, kane qene qe seanca e pare e Kuvendit te mbahej me 27-28 korrik. Presidenti Thaçi i rrexoi keto pritshmeri, pasiqe, pa asnje aresye, vetem per tekat dhe egon e tije personale, thirri nje mbledhje konsultative, diten e hene, me 24 korrik.

Me ta degjuar kete, shumica e deputeteve, ju sulen bregdetit te Shqiperise, edhe te Malit te Zi, qe te pakten ne seancen e pare, ta kene ftyren e nxire...

Pra, per mos me e zgjate si Dada Sele, seanca e pare pritet te mbahet jo para 4 gushtit. Deri me ate date po e shtyjme qeshtu tuj qite fall: jo i keme- jo si keme numerat...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat