“Pas paralajmërimeve të Molliqajt se kriminelët do të shkojnë në burg e kuptojë shqetësimin e Tahirit”

Aktuale

“Pas paralajmërimeve të Molliqajt se kriminelët do të shkojnë në burg e kuptojë shqetësimin e Tahirit”

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 22:08
Molliqaj, Krasniqi

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj anëtarit të kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri i cili ka akuzuar Dardan Molliqajn e VV-së për sulme në kuvend, sulme në RTK dhe për të tjera raste.

Tahiri madje e kishte quajtur Molliqajn kriminel ordiner.

Krasniqi në këtë reagim ka thënë se “sa herë që Molliqaj tregon se kriminel do të shkojnë në burg reagojnë ata që e kanë mizën mas veshit”.

“Në këtë kontekst, e kuptoj plotësisht shqetësimin e Abelard Tahirit, këshilltarit milioner të Hashim Thaçit. Ai është një prej përgjegjësve kryesor për kapjen e RTK-së nga SHIK-u. Ai, po ashtu, është i përfshirë në afera korruptive milionëshe në lidhje me Ministrinë e Administratës Publike, etj”, ka thënë ai.

“Ai paska folur për rastin gjyqësor të montuar ndaj nesh tamam në gjuhën e prokurorit Abdurrahim Islami. Në fund të fundit, aktakuzën bashkë e kanë shkruar. Nuk ka dyshim për këtë. Njësoj paska shpifur edhe për Dardanin, në gjuhën e krejt agjentëve të tjerë të SHIK-ut. E mira në këtë mes është që, më në fund, po jetojmë në një kohë kur kriminelët janë në PANikë të madhe”, ka përfunduar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat