Këta janë dy të vrarët në Pejë

Aktuale

Këta janë dy të vrarët në Pejë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 12:16
Ilustrim

(E plotësuar) -  Xhavit Panxha është njëri ndër tre të arrestuarit e sotëm në Kosuriq të Pejës për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Berisha që ndodhi pasmesnate në njërin prej maleve të këtij fshati.

Burimet e medias brenda policisë së Kosovës kanë treguar se Xhaviti është pronar i malit ku edhe ka ndodhur krimi dhe se rasti po hetohet nëse ka të bëjë për vjedhje pylli apo ndonjë motiv tjetër.

Lexo edhe këtë: Zbulohen motivet e vrasjes së dy vëllezërve në Pejë

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari Panxha të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe më pas i njëjti do të dal para Gjykatës ku do të merret një vendim i ri për të.

Policia e Kosovës sot ka raportuar se Ramiz Berisha (1989) dhe Arsim Berisha (1986) u gjeten të vrarë në një mal në Kosuriq të Pejës dhe se vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku i cili kishte dalë në vendin e krimit.

Lexo edhe këtë: Dy të vrarët në Pejë janë vëllezërit e dy të vrarëve 10 vjet më parë

“Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.  Po ashtu është arrestuar edhe një person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Pejës.

Lexo edhe këtë: Arrestohen tre persona për vrasjen e dyfishtë në Pejë

Arrestohen tre persona për vrasjen e dyfishtë në Pejë

Policia në Pejë, sot me datë 22.07.2017 rreth orës 00:25 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq komuna Pejë.

Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të PK-së, me ç’rast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e krimit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe lidhur me ketë janë njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitet relevante për hetimin e krimeve serioze DRP Pejë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave. Edhe njësiti policor K-9, ishte i domosdoshëm në ketë rast gjatë zhvillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.

“Hetuesit policor rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar kryesit e këtij akti kriminal të kryejnë ketë vrasje të dy viktimave vëllezër, shtetas shqiptar të Kosovës R.B.(1989) dhe A.B.(1986). Trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML QKUK Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. Po ashtu është arrestuar edhe një person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit.

Dy të vrarët në Pejë janë vëllezërit e dy të vrarëve 10 vjet më parë

Media mëson se dy vëllezërit e vrarë që janë gjetur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kryshevc të Pejës dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Burime të mediave brenda Policisë bëjnë të ditur se viktimat i takojnë familjes Berisha të Kosuriqit të Pejës.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Media nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia.

**********************

Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, janë dy të vrarët mbrëmë në Kosuriq të Pejës.

Burimet brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se vrasja ka ndodhur në një mal për arsyeje ende të panjohura.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e krimit ku kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje të rëndë.

Trupat e pajetë të dy viktimave ndodhen aktualisht në obduksion.

Dy vëllezër janë gjetur të vrarë në fshatin Kryshec të Pejës.

Lajmin për ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Kryeprokurori tha se akoma nuk ka persona të dyshuar për këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Dy trupat e të vrarëve janë dërguar për autopsi, ndërsa rasti ka ndodh mbrëmë rreth orës 22:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat