Blerta Rugova, gruaja e Ukës del kundër Mustafës: Këta dy matrapazë të sollën në krye të LDK-së

Aktuale

Blerta Rugova, gruaja e Ukës del kundër Mustafës: Këta dy matrapazë të sollën në krye të LDK-së

Nga: B.S Më: 22 korrik 2017 Në ora: 14:13
Blerta Kllokoqi dhe Isa Mustafa

Blerta Kllokoqi, gruaja e Ukë Rugovës, dhe motra e Blerina Kllokoqit, e cila është disenjatore dhe ndër klientët e ndryshëm që ka, ajo përkujdeset edhe për veshjen e gruas së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili theksoi që nuk do të ketë qeverisje matrapazësh, duke aluduar në “pazarin” që u munduan ta bëjnë Astrit Haraqija e Dardan Gashi gjatë ditës së djeshme mes Teuta Rugovës dhe Ramush Haradinajt.

Lexo edhe këtë: Shpërthen Mustafa, ia shuan ëndrrën PAN-it: Jo qeveri matrapazësh, nuk ka kërkesa nga ndërkombëtarët

Sipas, saj ishin pikërisht këta dy matrapazë që Mustafën e kishin sjellë në krye të LDK-së.

“Ata dy individë, që ju po i quani 'matrapazë', janë po ata dy individë që juve personalisht ua rregulluan terrenin për të ardhur në krye të LDK-së dhe në mënyrë shumë tinzarre të rrëzoni Fatmir Sejdiun nga posti i të parit të LDK-së”, ka shkruar Blerta Kllokoqi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Dardan Gashi dhe Astrit Haraqija

Postimi i plotë:

I nderuari Kryeministër në detyrë Zt. Isa Mustafa,

Ata dy individë, që ju po i quani 'matrapazë', janë po ata dy individë që juve personalisht ua rregulluan terrenin për të ardhur në krye të LDK-së dhe në mënyrë shumë tinzarre të rrëzoni Fatmir Sejdiun nga posti i të parit të LDK-së. Por, ju u treguat më i zgjuar në atë kohë, njëjtë si me Fatmir Sejdiun, harruat takimet e shumta me këta dy 'matrapazë' që kishit dhe me të ardhur në pushtet që të dukeshit më hyjnor para elektoratit të LDK-së, këta nuk i pranuat më. Por, edhe para 3 viteve kur këta dy 'matrapazë' patën guximin të dalin të parët publikisht dhe të deklarojnë se LDK-së DUHET t'i takoj Kryeministri me çdo kusht, sërish ishit shumë i shkathët me kundërshtimet e juaja "KURRË KURRË", vetëm që të fitoni në kohë dhe të kryeni pazaret vetë. Apo jo?!? Më vonë e dimë se çfarë ndodhi.

Por, t'i lëmë këta anash, boll ua ke punuar këtyre në elektorat. Çfarë të bëjmë tani që radhite LDK-në si partinë e tretë, nuk e di a e kryejtët misionin që kishit, apo keni edhe më tutje detyra nga shërbimet që ju mbajnë në pushtet ta zbresësh në 7, 8, 10%???

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat