Adem Grabovci thotë se nuk ka kursyer asgjë për Kosovën!

Aktuale

Adem Grabovci thotë se nuk ka kursyer asgjë për Kosovën!

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:43
Adem Grabovci

Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se ai nuk ka kursyer asgjë nga vetja e tij dhe familja e tij për ndërtimin e Kosovës.

“Nuk kam kursyer asgjë nga vetja ime nga familja ime për të dhënë për vendin tim, për çlirimin e vendit për ndërtimin e këtij vendi nuk kemi kursyer kemi dhënë çdo gjë”, ka thënë ai.

“Nuk kemi kursyer për asgjë, unë e shoh si obligim për të shërbyer në rrethana e të kaluarës ndërsa, tash është koha tjetër ku duhet ta dëshmoj vetën përsëri dhe jam i gatshëm edhe për këtë sfidë”, ka thënë Grabovci në emisionin E’Zone në Tribuna Channel.

Prokuroria Speciale kishte nisur hetimet kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë.

Adem Grabovci dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë viteve 2011-2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat