Mustafa përgëzon Shend Zhjeqin, pas fitores së ONM në Brazil

Aktuale

Mustafa përgëzon Shend Zhjeqin, pas fitores së ONM në Brazil

Nga: B.S Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:47
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar Shend Zhjeqin pas fitores së Medaljes së Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matemaikës (ONM) në Brazil.

Mustafa përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Kosovën do ta çojnë përpara dhe do t’ia zbardhin ftyrën vetëm njerëzit e dijes, shkencës, arsimit e kulturës dhe veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera positive bashkëkohore.

Postimi i plotë:

Kosovës iu shtua edhe një sukses.
Gjimnazisti ynë, Shend Zhjeqi, ka fituar Medaljen e Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil.
E përgëzojmë Shendin dhe i urojmë shumë suksese të ardhshme. Kosovën do ta qojnë përpara dhe do t'ia zbardhin fytyrën vetëm njerëzit e dijes, shkencës, arsimit e kulturës dhe veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat