Kadaj paralajmëron Thaçin: Dhunshëm u ngrite, paqësisht do të shkarkohesh

Aktuale

Kadaj paralajmëron Thaçin: Dhunshëm u ngrite, paqësisht do të shkarkohesh

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 09:54
Donika Kadaj Bujupi - Hashim Thaçi

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi ka drejtuar akuza ndaj Presidenti të vendit, Hashim Thaçit.

Ajo ka thënë se ai do t’i jap llogari vendit.

Madje ajo përmes rrjetit social Facebook akuzon Thaçin edhe për përpjekje të blerjes së deputetëve, si dhe vlerëson se ai do të shkarkohet paqësisht.

Ja postimi i plotë i Donika Kadaj-Bujupit:

“I ashtuquajturi President përsëri po dëshmon me veprimet e tij se nuk e përfaqëson as unitetin dhe as popullin. Dhunshëm krijoi karrierën e tij politike. Dhunshëm nënshkroi marrëveshjet kundërkushtetuese me Serbinë. Dhunshëm u zgjodh në krye të shtetit.

Kryedhunuesi i shtetësisë ende po shtiret me maskën e paqësorit. Maskën me të cilin po përpiqet ta mbajë peng ende Republikën. Të blejë ende deputetët. Të bëjë ende pazare me Srpskan e Vuçiqit.

Dhunshëm u ngrite. Dhunshëm u zgjodhe. Dhunshëm shite interesat e vendit.
Paqësisht zbrite. Paqësisht do shkarkohesh ! Paqësisht do i japësh llogari vendit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat