Ahmeti: Akuzat e PDK-së, shpifje të kota – këtë javë padia ndaj tyre

Aktuale

Ahmeti: Akuzat e PDK-së, shpifje të kota – këtë javë padia ndaj tyre

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 12:23
Shpend Ahmeti

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka akuzuar drejtuesit e Komunës së Prishtinës për, siç thotë, mbushjen e Komunës së Prishtinës me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK-ja thotë se këta të punësuar nuk janë as qytetarë të Prishtinës, por pjesë, siç kanë thënë, “e bandës molotov të kryebanditit Dardan Molliqaj, për të cilët janë harxhuar rreth 2.3 milionë euro para të taksapaguesve”.

Por, këtyre akuzave të PDK-së iu është përgjigjur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai i ka quajtur shpifje dhe për këtë ka thënë se do të bëjnë padi javën e ardhshme.

“Shpifje të kota nga paniku i shkuarjes në opozitë e PDK-së. Për këta menjëherë këtë javë padia”, ka thënë Ahmeti për media.

Ndërkohë ai ka shkruar edhe një status në Facebook

"Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dal e para në 10 komuna.

PDK, Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.

Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë.

Numrat?"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat